Hooley!

Tequila Rose Video 16

Konferenca e enrgjisë në Tiranë - (30 Mars 2000)

Tequila Rose Video 16
John Manners

info@tequilarose.ie @ The Hooley! Team
January 10, 2020

Konferenca e enrgjisë në Tiranë - (30 Mars 2000)

Date: Jan 2020
Duration: 1:02
View Count: 225

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Si do të përmirësohet furnizimi i shqiptarëve me energji elektrike. Pikërisht kjo parashikohet në projektin e strategjisë kombëtare të energjisë mbi të cilin është diskutuar sot në konferencën mbi politikat energjitike në Shqipëri. Duke patur parasysh se gjatë këtyre viteve, energjitika shqiptare ka qenë në nivelet e vendeve të Afrikës së Jugut, specialistët shqiptarë me mbështetje të Komisionit Europian, kanë hartuar rrugët dhe mënyrat e daljes nga kjo gjendje.

Sistemi energjitik shqiptar nuk është në gjendje të përballoj kërkesat e konsumatorëve dhe është kërkuar që të asistohet ristrukturimi i tij nga Bashkimi Europian. Bilanci i energjisë elektrike aktualisht është mjaft i shtrënguar dhe KESH ka më shumë të ngjarë të vazhdojë të mbetet një importues neto edhe në vitet e ardhshme.

Është hedhur ideja e përdorimit të gazit natyror, duke vënë në punë sistemet e ngrohjes qëndrore për të eleminuar përdorimin individual të energjisë. Meqënëse gazi natyror i importuar nuk ka paraqitur zgjidhje për situatat e vështira, opsioni i prodhuar nga rafineria e Ballshit duket më i preferueshëm. Ndërsa flitet për projekte dhe ide njerëzit presin që të paktën dimrin e ardhshëm të mos i ngrysin netët në të ftohtë dhe errësirë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego